Loading…
A jeni pyetur ndonjëherë: Ku shkojnë automobilat të cilët kurrë nuk shiten
  • 30/03/2019 | 21:40

A jeni pyetur ndonjëherë: Ku shkojnë automobilat të cilët kurrë nuk shiten

Çfarë ndodhë me qindra mijëra automobila të cilët nuk arrijnë te blerësi, ku shkojnë ata dhe çfarë bëhet me ta? Nëse keni menduar se i ofrojnë në treg me çmime dukshëm më të përshtatshme, mashtroheni, transmeëton Gazeta Metro.

Autoindustria ka një zgjidhje për ta, thjesht i transportojnë deri në ‘varreza’ – vende në të cilat makinat me kohë do të ‘kalben’.

Ka me qindra deponi të tilla në botë, ndrësa më të afërtat janë në Britani të Madhe, Spanjë e Rusi, ku ‘jetën’ e tyre e përfundojnë makinat e prodhuara në Evropë.

Problemi kryesor është se shumë njerëz, madje edhe në vendet në të cilat standardi jetësor është bukur i lartë, njerëzit po blejnë makina të përdorura, kështu numri i atyre që mbeten është vërtet i madh dhe kompanitë po detyrohen të blejnë tokë për deponimin e tyre.

Mund të mos e besoni, por në botë ka shumë automobila të pashitur. Vlerësohet se numri i tyre është m i madh se i njerëzve në planet – rreth 10 miliardë.

Këto deponi të pabesueshme të automjeteve, pas viteve qëndrimi përfundimisht shkojnë në histori – demontohen apo disa pjesë edhe reciklohen./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë