NASA ka paralajmëruar konferencë për shtyp në të cilën do të prezantojë zbulimin e ri në Sistemin Diellor.
Agjencia, në konferencën të thirrur për 13 prill në orën 20 sipas kohës sonë, do të prezantojë rezultatet e kërkimit të gjerë të jetës jashtë Tokës, i cili do të ndikojë në kërkimet e ardhshme të oqeanit.
Agjencia amerikane e gjithësisë zakonisht organizon këtë lloj të ngjarjeve kur ka arritur deri të ndonjë zbulim të rëndësishëm, i cili është relevant për gjithë botë, derisa spekulohet se ndoshta ka zbuluar gjurmët e para të jetës në njërin nga satelitët e Saturnit.
Këtë lloj të ngjarjeve ka organizuar edhe kur kanë zbuluar ujë në Mars dhe sistemin e parë të planetëve jashtë Sistemit Diellor, në të cilët potencialisht mund të ketë jetë.
Zbulimi i ri duhet t’i përket hulumtimit të fluturakes Casini, e cila një kohë të gjatë sillet rreth Saturnit dhe satelitët e tij natyralë.
Ngjarja mund të përcillet drejtpërdrejtë nëpërmes të internetit, ndërsa në konferencë do të marrin pjesë shumë shkencëtarë në mes tyre edhe anëtarët e Misionit Casini si dhe astrobiologët./gazetametro.net