Loading…
A ka më shume Golf 2 apo Golf 4 në Kosovë?
  • 09/03/2019 | 19:44

A ka më shume Golf 2 apo Golf 4 në Kosovë?

Tashmë nuk është më vetuara më e shpeshtë në Kosovë, Golf 2,  ketë të fundit e ka tejkaluar Vetura Golf 4 apo “Golf Mk4” nga marka ‘Volkseagen’ , transmeton Gazeta Metro.


Nga  statistikat e Ministrisë se Punëve të Brendshme mësohet se në Kosovë, janë gjithsej 24.457 Golf 4 krahasuar me 24 mijë e 202 Golf 2.

Në Kosovë  kjo veturë shitet me vlere 3,000 deri në 5,000 euro, gjatë periudhës kur u prodhua u shit me çmim prej 11.000 dhe deri ne vlere afro 30.000 euro.

Golf 4 doli në shitje ne tetor te vitit 1997 dhe vazhdoj prodhimin deri ne vitin 2003, dhe ishte makina me e shitur në Evropë në vitin 2001.

Seria e Golfit 4, është prodhuar edhe pas vitit 2004 ne Kanada, për tregun Amerikan, ne Brazil dhe Kinë, kuptohet me disa modifikime në pamjen e jashtme, ku dizajneret janë munduar t’i japin pamje të Golfit 5.

Modeli i katër i tipit Golf nga viti 1998-2004 ka fituar gjashte çmime të ndryshme,

Deri me tani Golf 2 ishte vetura që dominonte tregun kosovar./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë