Loading…

A ka ndodhur vërtet Lufta e Trojës?

  • 28/12/2021 | 13:38

A ka ndodhur vërtet Lufta e Trojës?

Burimi kryesor i informacionit që ne kemi mbi Trojën dhe Luftën e Trojës, vjen nga “Iliada” e Homerit. Por fatkeqësisht, “Iliada” është kryesisht një vepër e ardhur në ditët tona e përcjellë gojarisht për breza me radhë, para se më në fund të shkruhej, shkruan Gazeta Metro.


Kjo histori e gjatë orale, hedh dyshime mbi saktësinë e rrëfimit, dhe përshkrimet e ngjarjeve që ndodhin në libër janë të dyshimta. Për më tepër, Lufta e Trojës ndodhi diku në shekullin XIII Para Krishtit, pra të paktën 5 shekuj përpara datës më të hershme të kopjes fizike të Iliadës.

Pra “Iliada” na tregon më shumë rreth shoqërisë, luftës dhe kulturës në shekullin IX Para Krishtit, sesa në lidhje me Epokën e Bronzit. “Iliada” është pa asnjë dyshim një nga veprat më të rëndësishme të letërsisë botërore, dhe është krahasuar me Biblën për aftësinë e saj ndikuese tek arti, letërsia dhe morali perëndimor.

Grekët, dhe shumë komentatorë të tjerë të lashtë si Herotodi, besonin se Lufta e Trojës ishte një ngjarje historike që ndodhi realisht në “Epokën e Artë” të historisë së tyre. Shumë arkeologë modernë pajtohen me këtë konstatim, duke besuar se më së paku ka ekzistuar një lloj konflikti midis grekëve dhe trojanëve në veriperëndim të Turqisë në njëfarë kohe në Epokën e Bronzit të Vonë.

Megjithatë, është gjithashtu e vërtetë që detajet janë dramatizuar shumë, dhe se rrëmbimi i Helenës nuk ka qenë me siguri shkaku i luftës. Bazuar në dokumente nga civilizime të tjera të kohës, ekspertët spekulojnë se shkaku ishte ose politik ose “aksidental”, gjë që do të thotë se Troja ishte thjesht një nga shumë qytetet, të cilat ranë viktimë e sulmeve nga grekët./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë