Loading…

A mund të bëhet një person imun ndaj koronavirusit

  • 26/03/2020 | 16:43

A mund të bëhet një person imun ndaj koronavirusit

Ndërsa numri i njerëzve të infektuar me koronavirus tejkalon 450,000 në të gjithë botën, dhe më shumë se një miliard janë të kyçur në shtëpitë e tyre, shkencëtarët janë duke bërë hulumtime për të kuptuar nëse njerëzit që kanë mbijetuar nga ky virus arrijnë të bëhen imun, transmeton Gazeta Metro.


Dhe sipas tyre njerëzit që kanë mbijetuar, arrijnë të bëhen imun ndaj këtij virusi.

Kjo është e rëndësishme për disa arsye.

Njerëzit që janë konfirmuar se janë imunë, mund të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të ndihmojnë në fuqinë punëtore derisa të vihet në dispozicion një vaksinë, për shembull. Në veçanti punonjësit e kujdesit shëndetësor që dihet se janë imunë, mund të vazhdojnë të kujdesen për të sëmurët e tjerë.

Rritja e imunitetit është gjithashtu edhe mënyra e mbarimit të epidemisë: Me më pak njerëz në rrezik për t’u infektuar, koronavirusi do humbas boshtin e tij, dhe qytetarët më të rrezikuar bëhen më pak të ekspozuar ndaj kërcënimit.

Imuniteti gjithashtu mund të sjellë një trajtim të hershëm: Antitrupat e mbledhur nga trupat e atyre që janë rikuperuar mund të përdoren për të ndihmuar ata që luftojnë me sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi, e njohur si Covid-19.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratoi përdorimin e plazmës nga pacientët e rikuperuar për të trajtuar disa raste të rënda. Një ditë më parë, Guvernatori i Neë York-ut Andreë Cuomo njoftoi se Nju Jorku do të bëhej shteti i parë që do të fillonte testimin e serumit nga njerëzit që janë rikuperuar nga Covid-19 për të trajtuar ata që janë të sëmurë rëndë.

Linja e parë e mbrojtjes e trupit kundër një virusi infektiv është një antitrup i quajtur imunoglobulin M, detyra e të cilit është të qëndrojë vigjilent në trup dhe të paralajmërojë pjesën tjetër të sistemit imunitar ndaj ndërhyrjes nga viruset dhe bakteret.

S istemi imunitar rafinon këtë antitrup në një lloj të dytë, të quajtur imunoglobulinën G, i dizajnuar në mënyrë të hollësishme për të njohur dhe neutralizuar një virus specifik.

Rafinimi mund të zgjasë për një javë; si procesi ashtu edhe fuqia e antitrupave përfundimtarë mund të ndryshojnë. Disa njerëz bëjnë antitrupa të fuqishëm neutralizues ndaj një infeksioni, ndërsa të tjerët paraqesin një përgjigje më të butë.

Mënyra më e shpejtë për të vlerësuar imunitetin është një test gjaku që kërkon antitrupa mbrojtës në gjakun e njerëzve që janë rikuperuar./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë