Loading…

A mund të vendoset njeriu përgjithmonë në Hënë: NASA mendon se – PO

  • 23/06/2019 | 17:39

A mund të vendoset njeriu përgjithmonë në Hënë: NASA mendon se – PO

Shkencëtarët gjithnjë e më shumë po përpiqen të krijojnë kushte që njeriu në një kohë të afërt të mund të jetë në Hënë, transmeton Gazeta Metro.


Në favor të kësaj është edhe informata se shkencëtarët përdroin rezultatet e dy eksperimenteve të kryer në Stacionin kozmik ndërkombëtar (ISS) për të zhvilluar formulën për bërjen e betonit në Hënë, i cili do të ishte i nevojshëm për ndërtimin e bazës së përhershme për njerëz, bëhet e ditur nga agjencia amerikane e kozmosit NASA.

Në kumtesë thuhet se njerëzve, pasi që të krijojnë bazë të përhershme në Hënë, do t’u nevojitet material i fortë i cili mund t’i rezistojë rrezatimit solar dhe meteoritëve. Shkencëtarët e NASA-s thonë se më së e besueshme është se ky do të jetë betoni.

Hulumtuesja në të dy eksperimentet në ISS Aleksandra Radlinska ka thënë se janë fokusuar në pastën e betonit, e cila do të mbante bashkë përzierjen e betonit.

“Duam të dimë se çfarë rritet brenda betonit të bazuar në çimento kur nuk ka proces të cilin e shkakton graviteti i Tokës, siç është sediementimi”, ka theksuar Radlinska.

Shkencëtarët duhet të vërtetojnë se a duhet të jetë raporti i përbërsve të betonit i ndryshëm në Hënë, ku graviteti është gjashtë herë më i dobët se në Tokë.

ShBA-të kanë bërë të ditur planin për vendosjen e pranisë së përhershme në Hënë deri në vitin 2028./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë