Këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Bekim Çollaku, ka folur për komunikatën e Ambasadës amerikane në Kosovë, pas publikimit të projektligjit për krijimin e ushtrisë.
Ai ka thënë se ky reagim ka qenë i pritur, kjo pasi kjo gjë na është bërë e qartë para disa muajsh. Çollaku thotë se SHBA dhe NATO kanë insistuar të shkohet me skenarin e parë, përmes ndryshimeve kushetuese, dhe ne kemi shkuar me skenar B, edhe pse pasoja eventre, ata na i kanë bërë me dije, transmeton gazetametro.net.
”Është reagimi më i pritur, ashtu siç e kemi pritur spaku unë dhe presidenti dhe zyra e Presidencës. Reagimi i NATO’s dhe ai i SHBA’së është një reagim që na e kanë bërë të qartë disa muaj përpara, sepse kjo rrjedh për shkak të qëndrimit të formësuar të SHBA’së dhe NATO’së që duhet të insistohet dhe të shkohet me skenarin e parë, përmes ndryshimeve kushtetuese, edhe ne në momentin kur kemi thënë se ne nuk do mund të presim deri në pafundësi dhe do të shkojmë me skenarin B, përmes ndryshimeve ligjore, ata na kanë bërë të ditur pasojat eventare të mundshme, sepse ka vetëm paralajmërime, mirëpo ende nuk ka asnjë vendim se çfarë konsekuence konkrete do të ketë,” tha Çollaku në emisonin Komiteti.
Çollaku thotë se pavarësisht se ka një dallim të madh në mes asaj çfarë thotë NATO dhe SHBA, të dyja thonë se Kosova dhe institucionet e Kosovës kanë të drejtë legjitime të ndërtojnë ushtrinë e vet./gazetametro.net