Loading…

A përfitojmë nga kodi telefonik +383?

  • 14/11/2016 | 15:45

A përfitojmë nga kodi telefonik +383?

Ekonomistë kosovarë vlerësojnë se marrja e kodit telefonik ndërkombëtar +383, do t’i sjellë Kosovës përfitime ekonomike.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka vlerësuar se kjo është një arritje e madhe për Kosovë, dhe gjithherë para marrëveshjeve politike, duhet që të bëhen marrëveshje ekonomike që do të jenë bazament për bashkëpunim të ndërsjellët.

oda-ekonomike

“Pas një kohë të gjatë të dialogimit, është arritur një marrëveshje, kjo ka rëndësi ekonomike dhe juridike, e po ashtu dhe ndërkombëtare. Dhe mbi të gjitha është një momentum i ri, për mes këtij kodi do të ketë mbrojte të telefonisë në Kosovë”, ka thënë ai.

Eshtë një sukses. Do të ketëm% shumë të hyra dhe do të nxitën operatorë botërorë të vijnë në Kosovë, Safet Gërxjaliu

Sipas tij, me këtë kod, do të vihet në rregull dhe do të eliminohen operatorët ilegal, dhe ata që janë ilegalisht duhet që ët akreditohen dhe të punojnë sipas ligjeve të Kosovës.

 

“Është një e arritur në Kosovë, një e mirë për të pasur ambient më të suksesshëm biznesor, të motivimit të brendeve më të njohura që të vijnë dhe të operojnë në Kosovë”, ka thënë Gërxhaliu.

Kurse eksperti i ekonomisë, Ibrahim Rexhepi, ka thënë se gjithçka duket mirë, nëse prapa kësaj nuk fshihet ndonjë “befasi”, si din të krijon Serbia.

“Ndonëse duket paksa hap i ngutshëm licencimi i një operatori, megjithatë, është krejt në rregull nëse ai licencohet sipas ligjeve të Republikës së Kosovës”, ka përfunduar Rexhepi./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë