Loading…

A planifikon LDK’ja koalicion në Prishtinë, flet Lutfi Haziri

  • 19/10/2021 | 07:51

A planifikon LDK’ja koalicion në Prishtinë, flet Lutfi Haziri

Lutfi Haziri në cilësinë e nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur për mundësitë e ndonjë koalicioni të mundshëm të këtij subjekti me ndonjërën prej partive të tjera në Prishtinë.


Ai nuk specifikoi nëse do ketë koalicion mes LDK-së dhe ndonjë partie tjetër, përveç që deklaroi se kjo çështje iu takon secilit prej kryetarëve të komunave për të vendosur.

”Meqë unë ende në Gjilan nuk kam vendosur përfundimisht me dalë jashtë parimit të koalicionit me qytetarë, besoj që Prishtinës i takon të vendos kandidati dhe subjekti i degëve të Prishtinës”.

”Deri atëherë edhe pak është herë të flitet për koalicionet e mundshme. Për aq sa besoj që për Gjilan koalicioni i vetëm i mundshëm mbetet me qytetarë, mendoj ashtu.

”Përparim Rama në shkallën e parë dhe subjektet politike janë ata që vendosin. Në këtë fazë iu takon të gjithë kandidatëve të secilës komunë të vlerësojnë vetë se si duhet vepruar”, ka thënë Haziri në Klan Kosova.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë