Loading…

A po fillon fushata, kryeministri paralajmëron rritje pagash

  • 04/05/2017 | 11:11

A po fillon fushata, kryeministri paralajmëron rritje pagash

Ashtu siç vepronte Hashim Thaçi në kohën kur ishte kryeministër, duket se do të bëjë edhe kryeministri aktual Isa Mustafa. Sa herë afroheshin zgjedhjet, ish kryeministri Thaçi paralajmëronte sektorin publik se do të ua rris pagat.


2017 është vit zgjedhor, dhe kjo duket të ketë bërë që LDK të fillojë të mendojë për vota. Kosova gjatë këtij viti me gjasë do t’i ketë dy palë zgjedhje, ato lokale në muajin nëntor, por edhe parlamentaret të cilat mund të mbahen edhe më herët, sipas kërkesës së PDK’së, gjatë muajit të ardhshëm.

Kjo praktikë ishte kritikuar nga LDK, me arsyetimin se është krijuar de-balanc në mes të sektorit publik dhe atij privat. Thuhej se në këtë formë po dëmtohet sektori privat, ngase të gjithë po duan të punësohen në sektorin publik, praktikë kjo e pazakontë në vendet me ekonomi të lirë të tregut, shkruan gazetametro.net.

Por, tani vetë kryeministri Mustafa, që vjen nga LDK, ka propozuar rritje të pagave për sektorin publik, duke përfshirë këtu, arsimin, shëndetësinë dhe shërbyesit civil.

Kryeministri ka kërkuar nga Ministria e Financave që në koordinim me Fondin Monetar Ndërkombëtar që të propozojë mundësi të rritjes së pagave për këto tri sektore, që përbëjnë edhe numrin më të madh të qytetarëve të punësuar në sektorin publik.

Arsyetim për këtë kryeministri ka dhënë duke thënë se ka një rritje të konsiderueshme të buxhetit gjatë këtyre dy viteve që mundëson lëvizjen e pagave. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë