Loading…
A po kalon Dybala tek PSG, flasin përfaqësuesit e lojtarit
  • 19/08/2019 | 09:50

A po kalon Dybala tek PSG, flasin përfaqësuesit e lojtarit

Përfaqësuesit e Paulo Dybalas do të takohen të martën e javës së ardhshme me Paris Saint-Germianin, pasi e ardhmja e tij te Juventusi mbetet ende në dilemë.

La Joya refuzoi kalimin te Manchester United dhe Tottenham Hotspuri në këtë afat kalimtar shkaku i pagës së ulët që i ofruan dhe shumën që nuk dëshironin ta paguanin për agjentin e tij.

Sulmuesi argjentinas shënoi një gol të mrekullueshëm në mbrëmjen e kaluar në miqësore ndaj Triestinas, e që ky ishte mseazhi i tij për klubin dhe tifozët e Zonjës së Vjetër.

Sidoqoftë, Sport Mediaset dhe IlBianconero.com raportojnë se Dybala është shumë afër të largohet nga kampioni i Serie A-së, derisa lidhet me një kalim në ‘Parkun e Princave’.

PSG-ja është në mesin e disa klubeve që kanë shfaqur interesim për shërbimet e argjentinasit, që është i gatshëm të largohet nga Bianconerët vetëm nëse merr një pagë të lartë.

Dybala e pëlqen idenë e transferimit në Paris, mirëpo marrëveshja mund të mbyllet vetëm nëse pranon pagën më të lartë se te Juve dhe të paguhet agjenti i tij për realizimin e transferimit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë