Loading…

A po kërcënohet Kosova nga varianti i ri i virusit: Flasin nga Ministria e Shëndetësisë

  • 11/11/2021 | 16:38

A po kërcënohet Kosova nga varianti i ri i virusit: Flasin nga Ministria e Shëndetësisë

Një varianti i ri i COVID-19 që quhet varianti “Delta Plus” mund të përhapet më lehtë se Delta e zakonshme.


Ky variant tashmë është i pranishëm edhe në vendin tonë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë ditës së djeshme bëri të ditur 12 persona kanë rezultuar pozitivë me variantin “Delta Plus” në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë për Klankosova.tv ka bërë të ditur se është shumë e rëndësishme që të zbatohen masat që janë aktualisht në fuqi.

“Sa i përketë variantit “Delta Plus” Ministria e Shëndetësisë konsideron se është mjaft me rëndësi që të zbatohen masat në fuqi, të vazhdojnë vaksinimin me ritmin më të lartë që ka mundësi si dhe të shfrytëzohen mundësitë për t’u vaksinuar edhe grupet që ende nuk e kanë bërë këtë proces”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie.

MSH-ja tha se situata epidemiologjike në vend tani për tani është e qetë.

“Aktualisht, situata është e qetë në kuptimin epidemiologjik, por që të vazhdojë kështu, duket vazhduar me vaksinim, zbatim të masave dhe kujdes të shtuar duke shmangur ato ngjarje që paraqesin potencialisht mundësi të përhapjes së virusit”, thuhet në përgjigjen e MSH-së për Klankosova.tv.

Tutje, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur që gjatë 24 orëve të fundit gjashtë persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, ndërsa 21 të tjerë janë shëruar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]tametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë