Loading…

A po ndërhyn Thaçi në zgjedhjet komunale në Drenas?

  • 12/11/2016 | 08:25

A po ndërhyn Thaçi në zgjedhjet komunale në Drenas?

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ditën e premte ishte prezent në komunën e Drenasit, gjatë një darke të organizuar për mësimdhënësit e kësaj komune.

Ndërsa partia NISMA po e sheh këtë veprim të presidentit si ndërhyrje në zgjedhjet komunale në këtë komune, njofton Klan Kosova.

Isa Xhemajli nga Nisma për Kosovën, ka deklaruar që kjo vizitë e presidentit Thaçi është ndërhyrje direkte në zgjedhje, me qëllim të favorizimit të një kandidati apo të një partie.

“Presidentët asnjëherë nuk kanë organizuar takime me mësimdhënësit nëpër komuna. Është shumë e paarsyeshme inkuadrimi i institucionit të presidentit në nivel lokal “ ka thënë Xhemajli në Kosova Direkt, në Klan Kosova.

Ndërsa ndryshe po e sheh dega e PDK-së në këtë komunë, takimin e Thaçit me mësimdhënës.

“Ministria e Arsimit e ka pasur të caktuar takimin me mësimdhënës. Ne si parti nuk kemi qenë pjesë e këtij takimi, kjo nuk ka qenë në agjendën tonë. Asesi ky organizim nuk ka qenë politik, ishte i caktuar paraprakisht në agjendën e ministrisë” ka deklaruar zëdhënësi i degës së PDK-së në Drenas, Bekim Berisha.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë