Loading…

A po përgatitet kalimi në pako i Asociacionit, Demarkacionit dhe FSK’së

  • 27/03/2017 | 16:25

A po përgatitet kalimi në pako i Asociacionit, Demarkacionit dhe FSK’së

Në qarqe politike të partive opozitare po thuhet se ekziston një skenar që pozita t’i kalojë në Kuvend, Asociacionin e Komunave serber, Demarkacionin, si dhe trasnformimin e FSK’së në ushtri përmes ndryshimeve kushtetuese, në një pako të përbashkët. 


Edhe pse zyrtarë të qeverisë e mohuan një gjë të tillë, kthimi i sotëm Listës Serbe në punimet e Kuvendit i dha më shumë krah kësaj mundësie, e veçmas deklarimi i kreut të kësaj liste, Slavko Simic, i cili bëri publike se janë të gatshëm të votojnë Demarkacionin, siç tha ai, për hir të qytetarëve, shkruan gazetametro.net.

Në qarqe të partive opozitare flitet se Qeveria e Kosovës ka bërë marrëveshje me Listën Serbe, pasiqë kjo e fundit nuk ka ndonjë interes për Demarkacionin, me këtë rast do të merrte atë çka kërkon: Asociacionin e komunave serbe, për të cilin opozita tash e sa muaj ka kundërshtuar me çdo kusht, edhe duke bllokuar punën e organit legjistaliv.

Nëse Demarkacioni dhe Ushtria shkojnë për votim në të njejtën seancë, dhe aty Demarkacioni do figuronte si pika e parë, kurse amendamentet për FSK’në si pika e dytë, atëherë natyrisht që do hasej kundërshtimi i shumëpërsëritur i tri partive opozitare, me ç’rast opozita do kërkonte që projektligji për FSK’në të jetë i pari.

I tërë ky skenar, thuhet se do të kundërshtohet nga opozita, e cila nuk do të kursejë edhe gazin lotsjellës, për të penguar kalimin e kësaj pakoje. Nëse kjo ndodhë, atëherë thuhet se partitë në pozitë do të kërkojnë shpërndarjen e Kuvendit dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.  /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë