Loading…

A po përgatitët largimi i tij nga Qeveria Kurti, flet Komandanti i FSK’së

  • 25/11/2021 | 22:23

A po përgatitët largimi i tij nga Qeveria Kurti, flet Komandanti i FSK’së

Është raportuar nga mediat se qeveria po planifikon largimit të komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, i cili është shprehur se ende nuk ka pranuar asgjë zyrtare, përcjellë Gazeta Metro.


Nga burime të mirëinformuara brenda Forcës së Sigurisë të Kosovës, mediumi ‘Albanian Post’ ka arritur të mësojë se procedurat për shkarkimin e komandantit të FSK’së, Rrahim Rama, kanë nisur para dy muajsh.

Mospajtimet midis komandantit të FSK’së dhe Ministrit të Mbrojtjes kanë arritur pikën kritike më 18 shtator, dy netë para aksionit të Policisë së Kosovës për të vendosur reciprocitetin për targat me Serbinë.

Mbrëmjen e 18 shtatorit, ministri Mehaj e ka urdhëruar komandën e Forcës së Sigurisë të Kosovës që FSK-ja t’i lyejë katër automjete të blinduara ushtarake M1117 ASV, pronë e FSK-së, me ngjyrë të kaltër, me arsyetimin se do të përdoreshin në mbështetje të aksionit të policisë në veri të vendit.

Mirëpo për këtë çështje ka folur vetë Rama, i cili është shprehur se s’ka pranuar ende asgjë zyrtare nga qeveria.

Rama ka folur në emisionin Pressing lidhur me këto raportime. Ai ka thënë se ende nuk ka pranuar asgjë zyrtare nga Qeveria.

“S’kam pranuar asgjë zyrtare nga qeveria”, ka thënë ai./gazetametro.net

A po planifikohet shkarkimi i komandantit të FSK’së pasi s’iu bind ministrit për ta shkelur marrëveshjen me SHBA’në

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë