Loading…

A po rimerr Egjipti kontrollin e Rripit të Gazës?

  • 07/06/2021 | 18:16

A po rimerr Egjipti kontrollin e Rripit të Gazës?

Hyrja e pajisjeve të ndërtimit është hera e parë që Egjipti ka ndërhyrë në enklavën bregdetare që e kishte sunduar deri në Luftën Gjashtë Ditore të 1967’n kur u përzu nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit, transmeton Gazeta Metro.


Skenat e dhjetëra buldozerë, krane dhe kamionë që po hynin në Rripin e Gazës të premten e kaluar ka shtyrë disa palestinezë të hamendësojnë nëse Egjipti po planifikonte të kthehej në enklavën që e kishte sunduar nga 1948 deri më 1967.

Vendimi i Egjiptit për të dërguar pajisje ndërtimore dhe inxhinierë në rripin e Gazës erdhi në kontekstin e zotimit të Kajros për të kontribuar në përpjekjen e rindërtimit atje pas luftimeve të fundit me s Izraelit dhe organizatës terroriste Hamas.

Presidenti i Egjiptit Abdel Fattah Sisi ka zotuar 500 milionë dollarë për të ndihmuar rindërtimin e shtëpive dhe ndërtesave që u shkatërruan gjatë luftimeve.

Prezenca e ekipeve të ndërtimeve egjiptiane në Rripin e Gazës do të thotë se Hamas dhe fraksionet tjera palestineze nuk do të munden të rinisin sulmet me raketa ndaj Izraelit thonë palestinezët në Gaza.

“Do të jetë e vështirë për Hamas të rinisin edhe një raund të luftimeve me Izraelin kur ka aq shumë egjiptianë brenda Rripit të Gazës. Nëse Hamas apo Xhihadi Islamik i Palestinës nisin të gjuajnë me raketa ndaj Izraelit deri sa ekipet egjiptiane punojnë në Rripin e Gazës, dy grupet do të kenë shumë telashe me Egjiptin.”

%Sipas burimeve, Egjipti i ka tërhequr vërejtjen liderit të Hamas, Yahya Sinwar, ndaj nisjes së një raundi të ti të luftimeve deri se Kajro po përpiqet të ndihmojë rindërtimin e Rripit të Gazës.

Gjatë luftës së 1948’s që nisi pasi Izraeli shpalli pavarësinë, Liga Arabe kishte shpallur “qeverinë e gjithë Palestinës” për të qeverisur Rripin e Gazës që e kontrollonte Egjipti. Palestinezëve që jetonin në enklavë ju lëshuan pasaporta të kësaj qeverie. Egjipti nuk ju kishte ofruar shtetësi. Pas shpërbërjes së qeverisë gjithë palestineze më 1959, Egjipti ka vazhduar të kontrolloj Rripin e Gazës deri më 1967.

Megjithatë, Egjipti kurrë nuk kishte aneksuar Rripin e Gazës dhe kishte vendosur të administronte atë përmes një guvernatori ushtarak.

“Ka shumë thashetheme se Egjipti po planifikon të kthehet në Rripin e Gazës” ka thënë nj% gazetar veteran palestinez në Gazan e udhëhequr nga Hamas. “Shumë njerëz janë të bindur se rindërtimi i sponsoruar nga Egjipti është pjesë e planit të për të shtruar rrugën për një prezencë permanente të sigurisë në Rripin e Gazës.”

Egjipti ka luajtur rol kyç në arritjen e armëpushimit mes Izraelit-Hamas që hyri në efekt me 21 maj.

Kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Egjiptit, Abbas Kamel, javën e kaluar vizitoi javën e kaluar Rripin e Gazës, ngjarje kjo shumë e rrallë, ku takoi liderët e Hamas dhe fraksioneve tjera palestineze ku kanë diskutuar me ta mënyra si të ruhet armëpushimi dhe përpjekjet e rindërtimit.

Vizita e Kamel në Rripin e Gazës nga disa analistë palestinezë si shenjë e synimit të Egjiptit për të luajtur rol të rëndësishëm në enklavën bregdetare dhe në rajonet palestineze në përgjithësi.

“Nuk besoj se Egjipti ka synim të kthehet në ditët kur administronte Rripin e Gazës” një prej tyre i ka thënë gazetës izraelite The Jerusalem Post. “Por vendimi i Sisi për të kontribuar në përpjekjet e rindërtimit tregon se ai dëshiron të përfshihet në gjithçka rreth Rripit të Gazës.”

Analistët theksuan se marrëdhëniet mes Egjiptit dhe Hamas janë përmirësuar në vitet e fundit. Ato ishin të tensionuara kur Sisi mori pushtetin dhe shpalli të jashtëligjshëm Vëllazërinë Myslimane. Më 2015’n një gjykatë egjiptiane ka shpallur, Hamas, një prodhim i kësaj vëllazërie, si organizatë terroriste.

Morsi dhe anëtarët e tjerë të Vëllazërisë myslimane më vonë u akuzuan se kishin spiunuar për Hamas dhe Iranin.

Deri para disa vitesh, media e kontrolluar nga shteti në Egjipt kishin akuzuar Hamas se kishin ndihmuar terroristët myslimanë se kihin sulmuar forcat e sigurisë së Egjiptit në Sinaj. Hamas ka mohuar këto akuza duke thënë se nuk ndërhynë në çështjet e brendshme të asnjë shteti arab.

Një zyrtar palestinez në Ramallah i ka thënë The Jerusalem Post se Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, i mirëpret përpjekjet që Egjipti po bën për të ruajtur qetësinë dhe ndihmoj në rindërtimin në Rripin e Gazës.

Ai ka hedhur poshtë po ashtu kthimin e mundshëm të kontrollit egjiptian në Rripin e Gazës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë