Loading…

A po rrezikohet Qeveria Hoti? LDK-AAK-NISMA mbesin pa votën e 61’të

  • 29/09/2020 | 12:14

A po rrezikohet Qeveria Hoti? LDK-AAK-NISMA mbesin pa votën e 61’të

Deputeti i Partisë së Ashkalinjve për Integrim, Etem Arifi, është dorëzuar në organet e drejtësisë pas mashtrimeve me subvencione. I njëjti, është njëri prej 61 deputetëve që votoi për formimin e Qeverisë nga LDK-AAK-NISMA në krye me Avdullah Hotin, shkruan Gazeta Metro.


Etem Arifi, deputet i Kuvendit të Kosovës është vetdorëzuar në polici, pasi Gjykata e ka dënuar me një vit e tre muaj burim për mashtrim me subvencione.

Ky vendim, hyri në fuqi në janar të këtij viti dhe deputeti për këtë ishte ankuar në Gjykatën Kushtetuese, por kjo e fundit javën e shkuar njoftoi se e ka shpallur të papranueshme kërkesën e tij.

Arifi ndodhej në arrati, teksa sot u vetdorëzua tek organet e drejtësisë, përcjell Gazeta Metro.

Mirëpo, i njëjti është njëri prej 61 deputetëve që votoi pro formimit të Qeverisë në krye me Avdullah Hotin dhe me vendimin e Gjykatës ndaj tij, mbetet të shihet nëse rrezikohet edhe stabiliteti i këtij ekzekutivi.

Ndryshe, Arifi ka ushtruar mandatin e deputetit, ndonëse Kushtetuta në paragrafin e tretë të nenit 70 përcakton që “mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm, nëse: … dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me një ose më shumë vjet burgim”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë