Loading…

A premtoi Thaçi arrestimin e ‘gylenistëve’ në pallatin e Erdoganit

  • 30/03/2018 | 16:16

A premtoi Thaçi arrestimin e ‘gylenistëve’ në pallatin e Erdoganit

Para më shumë se një vit, kur Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u prit në Pallatin e Erdoganit, tema kryesore që e ka mbizotëruar qëndrimin e tij atje, ka qenë ‘çështja Gylen’.


Presidenti turk, takimin si duket e kishte shfrytëzuar për hesape të veta. Ai i kishte kërkuar Thaçit që t’i mbyllë shkollat e Fetulullah Gylenit në Kosovë, shkolla këto në të cilat janë shkollar shumë prej fëmijëve të liderëve kosovarë përfshirë këtu edhe djalin e vetë presidentit, Endritin.

Erdogan me këtë rast kishte thënë se do mbështes shkollimin e të rinjëve kosovarë me një fondacion, nëse shkollat ‘Gylen’ mbyllen.

E tani pas një viti, në Kosovë arrestohen 6 shtetas turq, ‘gylenistë’ dhe i dorëzohen Erdoganit, por krerët e shtetit ‘lanë duart’, duke thënë se nuk janë në dijeni, duke përfshirë edhe vet presidentin Thaçi i cili po shihet si personi përgjegjës për këtë deportim, shkruan gazetametro.net.

Me këtë rast janë shkarkuar, ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefa dhe drejtori i AKI’së, Driton Gashi, po pa u ditur zyrtarisht urdhërdhënësi, pasi për një vendim kaq të madh nuk do të ishte e mundur të vendosej në nivel kaq të ulët hierarkik.

Por, nderin që Kosova ia bëri dje Erdoganit, mund të ia kishte premtuar Thaçi në vizitën që pati atje në dhjetor, 2016, ani pse çdoherë u tregua i rezervuar në ‘çështjen Gylen’.

Një deklaratë që Presidenti Thaçi ka bërë sa ishte atje mund, të jetë edhe premtimi i tij për Erdogan, të cilin e përmbylli dje.

Duke folur për tentativën për grusht-shtet në Turqi që ndodhi më 15 korrik, ku për këtë është fajësuar Organizata “FETO”, e klerikut Fetulah Gylen, Thaçi ishte shprehur se dhuna asnjëherë nuk mund të zëvendësojë vullnetin e popullit. Duke shtuar se kush është terrorist në Turqi, edhe për Kosovën është terrorist.

Kush do që është terrorist në Turqi, edhe për Kosovën është terrorist. Qoftë në Prishtinë, Ankara, Bruksel ose Neë York, terroristi është terrorist. Këtë luftë mund ta fitojmë së bashku. Askush nuk mund ta bëjë vetë. Sepse terrorizmi nuk ka fe dhe komb” kishte thënë Thaçi.

Ndërsa, lidhur me ngjarjen e djeshme u shpreh i habitur.

Ai disa orë pas ngjarjes tha se  nuk ka qenë i informuar për këtë ekstradim, dhe këtë situatë duhet sqaruar.

“Sot jemi të zhgënjyer për shkak se institucionet tona relevante, për arsye që mbetet të sqarohen deri në fund, kanë dështuar të mbrojnë këto parime që ndërlidhen me të drejtat njerëzore të shtetasve të huaj, që jetojnë dhe punojnë në vendin tonë”.

“Unë jam i informuar nga organet kompetente pas ngjarjes se gjashtë shtetas janë deportuar sot në Turqi me arsyetimin se nuk kanë pasur leje qëndrimi në Kosovë. Ne tani duhet të sqarojmë arsyet që kanë çuar deri në deportimin e këtyre shtetasve turq për në Turqi”, ka thënë Thaçi.

Ndryshe, Fetullah Gylen është jë kundërshtar politik i Erdoganit që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe i cilësuar si terrorist, shkaku i pretendimit të pushtetit turk se ai ka organizuar puçin e fundit ushtarak, ka një rrjet të shkollave nëpër botë. Në mesin e këtyre shkollave, pesë sosh veprojnë edhe në Kosovë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë