Loading…

A pritet edhe një dështim i Kosovës në arsim: Rezultate jo të mira priten nga PISA

  • 02/12/2019 | 22:29

A pritet edhe një dështim i Kosovës në arsim: Rezultate jo të mira priten nga PISA

Më datë 3 dhjetor, që i bie nesër, pritet të publikohen rezultatet e vlerësimit të  testit ndërkombëtar PISA, që u mbajt vitin që lam pas, shkruan Gazeta Metro.


Në të njëjtën ditë edhe Ministria e Arsimit ka caktuar konferencë për media për ta prezantuar raportin e vlerësimit të nxënësve kosovarë.

Por, është dikush që pretendon se tashmë e di rezultatin e testit që iu nënshtruan 15 vjeçarët. Veçse ky nuk ka lajme të mira.

Rinor Qehaja, si drejtor i  Ed Guard, një instituti që merret me fushën e arsimit, vlerëson se rezultatet e mira nuk vijnë nga përgatitja e momentit, apo mbajtja e testeve pilot që i kishte organizuar ministria e arsimit.

Kujtojmë se nxënësit nga Kosova kishin dështuar keq herën e kaluar që u mbajt ky test, duke shkaktuar reagime të shumëta./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë