Loading…

A s’merret zemljak Mimi me këtë Gimo?: Akademiku i VV’së qorton naftëtarët për çmimet e larta ende

  • 08/04/2026 | 20:44

A s’merret zemljak Mimi me këtë Gimo?: Akademiku i VV’së qorton naftëtarët për çmimet e larta ende

Deputeti i njohur për deklarata skandaloze dhe shpesh jashtë standardeve diplomatike, Agim Bahtiri, doli sërish në skenë për të “ndëshkuar” tregtarët e naftës, transmeton Gazeta Metro.


Në një postim të fundit, ai përdori gjithë forcën e tij tashmë të njohur të “kritikës akademike” për të kërkuar uljen e çmimeve të karburantit.

“Si deputet i Kuvendit të Kosovës, u bëj thirrje naftëtarëve në vendin tonë që të reflektojnë menjëherë uljen e çmimeve edhe në Kosovë, sikurse që po ndodhë gjetiu. Kur ishte puna për t’i rritur çmimet, i rritët pa vonesë e pa përtesë, i ndryshonit tabelat ende pa i shpenzuar rezervat që i kishit blerë me çmim të lirë”, shkroi Bahtiri, duke mos lënë asnjë dilemë për standardet e tij të dyfishta të “drejtësisë tregtare”.

Sipas tij, situata globale tashmë po normalizohet, dhe nuk ka justifikim për mosveprim e se qytetarët nuk duhet të jenë viktimë e çmimeve të larta dhe të politikave selektive.

Me një stil prej ‘akademiku’, Bahtiri përfundon: “Reflektoni në të mirë të tyre”, duke i kujtuar tregtarëve se qytetarët po i vëzhgojnë me sy kritik./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë