Loading…

‘A tu tha goja a, a po priton a qysh’: Xhavit Ukaj edhe më parë kishte ofenduar gratë politikane

  • 11/07/2020 | 10:13

‘A tu tha goja a, a po priton a qysh’: Xhavit Ukaj edhe më parë kishte ofenduar gratë politikane

Mbrëmja e kaluar në seancën e Kuvendit u kthye në një skandal, fillimisht pas fjalëve të rënda të deputetes së PDK’së Ganimete Musliut, e cila i thoshte vazhdimisht deputetes së VV’së Fitore Paoclli ‘mshele gojën’. Por, kjo nuk qe e vetmja dramë në seancë pasi deputeti i LDK’së Xhavit Ukaj iu vërsulë kryeparlametares Vjosa Osmanit, madje sipas pamjeve ‘live’ për pak sa nuk u konfrontuan fizikisht, shkruan Gazeta Metro.


Mirëpo, depueti i LDK’së Xhavit Ukaj njihet për skandale të tilla e që nuk kursen aspak fjalët e ulëta në drejtim të grave politikane. Një skenë pak a shumë e ngjashme kishte ndodhur edhe më 18 korrik të vitit 2019, ku Ukaj, aso kohe asambleist në Kuvendin Komunal në Prizren kishte debatuar ashpër me me drejtoreshën e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren, Sevil Kazaz.

Ukaj i revoltuar nga debati me Kazazin, kishte kërkuar llogari nga ajo, duke bërtitur se kërkon sqarim me gojë, rreth një çështje, gjë që drejtoresha e ka kundërshtuar duke e bindur se me shkrim i është dërguar përgjigja.

“A tu tha goja a, a po priton a qysh. Kthehu mos ik, kthehu këtu kur të msohesh me fol”, i kishte thënë Ukaj, Sevil Kazazit, e cila ishte larguar nga salla pas këtij debati.

Por, çfarë ndodhi mbrëmë mes tij dhe Vjosa Osmanit e cila e raportoi rastin edhe në polici?

Në seancën e datës 10 korrik ku pritej të votohej për rishikimin e ligjit të buxhetit për vitin 2020, derisa deputetja Ganimete Musliu e mori fjalën në foltore, Ukaj nuk ndalej duke folur nga vendi i tij, gjë që bëri që Osmani të ndërhynte dhe gjithçka nisi aty.

Osmani i ka replikuar deputetit duke i thënë ‘A po ulesh edhe mos bërtit, sepse jeni ju që më së shumti e keni përdor për 52 ditë fjalën paranojak, ulu ose kërkoj prej sigurimit me të qitë jashtë”, ndërsa ai është çuar nga vendi dhe iu vërsul fizikisht Osmanit, duke i kërkuar llogari pse po ia ndalë fjalën atij, shkruan Gazeta Metro.

Tek foltorja janë mbledhur një numër i madh i deputetëve duke tentuar që të ndalojnë përplasjen mes kryetares së Kuvendit dhe deputetit Ukaj. Pas kësaj, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka ndërprerë seancën e Kuvendit me arsyetimin e paedukatës së deputetit Ukaj.

Mirëpo, Osmani nuk është ndalur me kaq. Menjëherë pas përfundimit të seancës e ka paraqitur rastin në polici.

“Ndaj deputetit që më ka kërcënuar fizikisht dhe me gjuhë banale të paprecedent për një institucion si Kuvendi, kam hapur rast në polici. Shpresoj që organet e rendit të merren sa më shpejt me këtë rast, ndërkaq ne i kthehemi punës së Kuvendit të hënën në orën 14:00, sipas vendimit të Kryesisë së Kuvendit. Ka tema të rëndësishme me të cilat duhet të merremi, siç është menaxhimi i pandemisë dhe nuk lejoj asnjë person të papërgjegjshëm të më pengojë në kryerjen e detyrës zyrtare në përputhje me rregulloren e Kuvendit”, njoftoi Osmani./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë