Loading…

A4 Sedan, Audia më e mirë e prodhuar deri më sot

  • 11/12/2016 | 11:06

A4 Sedan, Audia më e mirë e prodhuar deri më sot

Në vitet e 80’ta Audi Quattro bëri një revolucion në gara, në vitet e 90’ta, e ashtuquajtura TT u bë një ikonë e stilit, ndërsa në vitin 2000, makina R8 u bë zgjedhja e preferuar për njeriun e fortë e të guximshëm.

Këtë vjeshtë, kompania e Audisë ka bërë gati automjetin e  ri për vitin 2017, A4 2.0T quattro. Pamje të kësaj veture u siguruan nga Busines Insider.

Nga ta kjo u cilësua si vetura më e mirë që ndonjëherë është bërë nga Audi.

Vetura e re do të hyjë në treg me një çmin prej 54, 275 dollarësh.

Në vijim disa foto të këtij modeli të ri të Audisë./gazetametro.net

vetura-1

Pamja e gjeneratës së pestë të audisë, modeli i vitit 2017

 

vetura-2

Pamja e përparme e veturës, e cila është e rrethuar me dritat Xenon dhe me llambat Lenon për ditën

vetura-3

Fundi i makinës, i përpiluar me shije në kapak dhe në dritat e pasme

vetura-4

Përderisa pjesa e jashtme e veturës mund të përshkruhet si e bukur dhe luksoze, brenda saj gjendet teknolologjia më e re e cila nuk njeh kufi

vetura-5

Makina është e pajisur me një sistem të fortë dhe të modernizuar të zërimit

vetura-7

Dhe për fund, natyrisht që ata nuk e kanë harruar çelësin e mençur.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë