Loading…
AACK paralajmëron hetim për rastin e incidentit së avionit në linjën Prishtinë-Bazel
  • 17/06/2019 | 16:55

AACK paralajmëron hetim për rastin e incidentit së avionit në linjën Prishtinë-Bazel

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës është njoftuar për ndodhinë e aeroplanit të linjës ajrore “ALK Airlines” në fluturimin nga Prishtina në Bazel. Ai ka paralajmëruar hetim për rastin, transmeton Gazeta Metro.


Autoriteti i Aviacionit Civil sot në mëngjes ka kontaktuar me zyrtarë të kësaj kompanie ajrore dhe ka kërkuar një raport të detajuar lidhur me këtë ndodhi, për hetim të mëtejmë nga ana e AAC-së, thuhet në reagimin e AACK-së.

AAC në bazë të përgjegjësive që ka, rregullisht bën inspektime të kompanive ajrore që operojnë në ANP “Adem Jashari”, përfshirë edhe kompaninë në fjalë.

AAC ka trajtuar dhe trajton çdo herë shqetësimet e ngritura nga cilido person juridik apo fizik dhe merr masa parandaluese përmes inspektimeve të rregullta. Një prej inspektimeve të bëra është realizuar edhe në këtë kompani ajrore dhe gjatë këtyre inspektimeve nuk janë vërejtur parregullsi në pajisje apo përgatitje të personelit të aeroplanëve, të cilët do të mund të paraqesin ndonjë rrezikim të sigurisë së fluturimit.

Bazuar në informatat që tanimë janë publike, aeroplani në fjalë ka hasur në turbulencë që mund të cilësohet si shqetësuese dhe aspak e këndshme për pasagjeret në bord. Megjithëse aeroplanët që sot janë në përdorim anekënd globit para futjes në shfrytëzim nga operatorët ajrorë kalojnë një sërë testesh për të përballuar ngarkesat e mundshme të shkaktuara nga erërat e fuqishme dhe lëvizjet vertikale të presionit ajror (turbulencat). Gjithashtu edhe ekuipazhi i fluturimit është i trajnuar për t’u përgjigjur në mënyrë adekuate dhe sa me pak shqetësuese për pasagjer. /gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë