Loading…

AAK: Buxheti i vitit 2024 është i klaneve të pushtetit, është në shërbim të Vetëvendosjes

  • 02/12/2023 | 22:42

AAK: Buxheti i vitit 2024 është i klaneve të pushtetit, është në shërbim të Vetëvendosjes

Planifikimi i buxhetit për vitin 2024 nga Qeveria e Kosovës po vazhdon të kritikohet nga opozita.


Kete te shtunë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kete e ben përmes nje konference per media.

Nga aty, buxhetin e vitit te ardhshëm, deputeti Pal Lekaj e quajti të interesave partiake e të klaneve të partisë në pushtet.

“Kjo është Qeveri e injorimit dhe mashtrimit e në interes të klaneve të caktuara dhe nuk përfill asnjë kërkesë buxhetore të nevojshme për zhvillimin ekonomik. Së pari nuk ka përfillur kërkesat e agjenciaoneve të pavarura të institucioneve të ndërmarrjeve publike dhe që kanë ardhur me kauza që do të ndryshojnë pozitivsh”.

Ndërkaq, kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri u shpreh se në projekt-buxhetin për vitin 2024, në 22 komuna të Kosovës nuk është përfshirë asnjë projekt i ri.

“Ky pushtet e ka kthyer buxhetin e Kosovës në buxhet i cili është në shërbim të Vetëvendosjes. Këtij pushteti i duhet opozita vetëm kur i ngushtohet situata në veri apo kur i duhen votat për kalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare”

Buxheti i Kosovës për vitin 2024 është 3 miliardë e 314 milionë euro. /T7

VIDEO KËTU: 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë