Incidenti i sotëm në Pejë, ku për pasojë pati plagosjen e dy fëmijëve dhe dy të rriturve është i papranueshëm dhe rëndë i dënueshëm nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Kjo parti ka kërkuar nga organet e rendit dhe të hetuesisë që ta zbardhin sa më parë rastin në fjalë, shkruan gazetametro.net
“Kosova nuk mund dhe nuk do të jetë vend i pasigurt për qytetarët e saj. Forca e ligjit do t’i godasë pa mëshirë të gjithë ata që do të guxojnë të rrezikojnë jetën e qytetarëve, pronën, apo lirinë e tyre”, thuhet në deklaratën e kësaj partie dërguar mediave. /gazetametro.net