Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Daut Haradinaj, ka thënë se të gjithë nënpunësit e këtij Grupi Parlamentar të hënën do ta kenë pushim, përkundër që kryeministri Avdullah Hoti njoftoi dje se te hëna do të jetë ditë pune, shkruan Gazeta Metro.
Dje kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, njoftoi se dita e hënë, 30 nëntor 2020, do të jetë ditë e rregullt e punës.
“Në të gjitha institucionet shtetërore, në institucionet arsimore në të gjitha nivelet, do të punohet me orar të rregullt, në përputhje me masat anti Covid të ndërmarra nga Qeveria”, ka njoftuar dje Hoti.
Pas këtij njoftimi është Daut Haradinaj nga AAK, ai që ka shkruar në Facebook dhe duke e kundërshtuar vendimin e kryeministrit.
Ai ka thënë se të hënën të gjithë nënpunësit e Grupit Parlamentar të AAK’së, të hënën e kanë të lirë.
“Të gjithë nëpunësit e Grupit Parlamentar të AAK-së, të hënën e kanë të lirë me rastin e Festës së Flamurit Kombëtar”, ka shkruar Haradinaj.
Më poshtë statusi i plotë i tij. /gazetametro.net