Përmes një komunikate, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka shprehur shqetësimin për zvarritjen e procesit ndaj Ramush Haradinajt, duke thënë se francezët po lejojnë që Serbia të zvarris procedurat.
“Kanë kaluar 20 ditë që nga ndalimi i tij dhe ende nuk ka një përgjigje definitive për lënien e tij të lirë. Njëkohësisht jemi të dëshpëruar me komoditetin e autoriteteve franceze të gjyqësisë, të cilat po lejojnë që Serbia të luajë me parimin e juridiksionit universal dhe t’i zvarrisë sa më shumë të jetë e mundur procedurat kundër Haradinajt, e të cilat në fakt nuk janë asgjë tjetër përpos lojës politike me Haradinajn dhe me Kosovën”, thotë kumtesa.
AAK, ndër të tjera, apelohet tek autoritetet franceze të drejtësisë, që të lirohet Ramush Haradinaj./gazetametro.net