Loading…

AAK i kërkon Mustafës t’i gjej bosët e reketit

  • 27/11/2016 | 19:00

AAK i kërkon Mustafës t’i gjej bosët e reketit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka kërkuar zyrtarisht Isa Mustafës që nëse është Kryeministër të gjejë bosët e kazinove, reketit e ryshfetit në Kosovë.

“Isa Mustafa, nëse jeni kryeministër gjeni bosët e kazinove, reketit e ryshfetit e mos përhapni mjegull”, shkruan në reagimin e AAK’së.

AAK ka kërkuar nga kreu i LDK’së të heqë frikën dhe të tregojë emrat e banditëve dhge bosëve të krimit në Kosovë.

Ky reagim vjen pasi kryeministri Mustafa i reagoi Avni Arifit këshilltar i liderit të AAK-së, duke thënë se reagimi kundër sukseseve të qeverisë po ndodhë pasi vendi ka filluar të frymoj lirshëm nga bosët e kazinove dhe reketit, nga sekserët dhe ryshfeti.

“Mos u tutni kryeministër po nxjerrni në shesh edhe banditët edhe kasinot. Mos e përdorni logjikën e strucit, ose të skuthit “me gjujt gurin e me e fsheh dorën”! Ju jeni kryeministër dhe duhet t’i nxjerrni në shesh banditët, vetëm nëse nuk jeni edhe vet njëri prej tyre. Prandaj kryeministër mos përhapni tym e mjegull, sepse nuk e keni më aparatin e Rrahman Morinës me ju mbrojt. Të dhënat për punësimin i keni rrena. Këtë nuk po ua thotë vetëm AAK, por edhe ata qindra mijëra njerëz të papunë, të cilët nuk mund t’i mashtroni më. Prandaj s’keni pse kceni si zorra n’prush”, thuhet më tej në reagimin e AAK-së.

AAK i ka kërkuar nga Isa Mustafa të flas edhe për 70 dosjet e deponuara në Prokurori për kohën sa ishte Kryetar i Prishtinës.

“Meqë ra fjala Kryeministër, pse po merreni me tym e me mjegull e nuk po flisni për qato 70 dosje që i ke në prokurori, për vete, për miqtë e për djemt e tu. Bëni diçka të hajrit në jetën tuaj. Nisjani nga oborri i juaj!”, thuhet në fund të deklaratës.

“Atë që nuk ka guxim ta thotë Isa Mustafa me zë, sepse e di që është gënjeshtër, ia plotësojnë mediat e tij, nga se ato janë mësuar të gënjejnë. Paska folur për bosët e kazinove, të reketit e të ryshfetit, por s’paska pasur guxim të thotë kush janë dhe të kujt janë, sepse ai e di që i ka në shpi, por ja që media e tij u paska gjetur adresë, e kryeministrit do t’i ketë pëlqyer prandaj nuk e ka përgënjeshtruar”, ka shkruar Mustafa në reagim.

Akuzat ndërmjet Isa Mustafës e AAK’së nisën kur Kryeministri shkroi një status në FB dhe tha që papunësia në Kosovë është ulur në normën 22 për qind. Ndaj kësaj reagoi Avni Arifi i cili tha se me të tilla deklarata Isa Mustafa po bëhet Shef i Makinerisë së Rrenave. Pas kësaj akuze, Isa Mustafa tha se bosët e krimit, kazinove e banditët po i pengon zhvillimi i Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë