Loading…

AAK: Jemi të gatshëm për koalicion për ta zhbllokuar vendin, por kurrë me VV’në

  • 24/01/2020 | 23:36

AAK: Jemi të gatshëm për koalicion për ta zhbllokuar vendin, por kurrë me VV’në

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, në emisionin DPT te Fidani ka thënë se AAK’ja e ofron vetën për koalicion që të ndihmojë në formimin e qeverisë, por jo me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.


“Aleanca është e gatshme të ndihmojë në çështjen e zhbllokimit të situatës dhe formimit të qeverisë”, është shprehur Lekaj.

Megjithatë, Lekaj i jep përparësi koalicionit LDK-VV.

“I japim përparësi koalicionit LDK-VV, por nëse nuk bëhet kjo, Aleanca e ofron vetën për ta zhbllokuar vendin”, ka thënë Lekaj.

Por, sipas tij, është e kotë të pritet partneritet nga subjektet politike LDK dhe VV.

“Është e kotë të presim një partneritet të sinqertë nga këto dy subjekte politike”, ka thënë Lekaj.

E nëse Aleanca futet në koalicion me dikë, Kurti dhe partia e tij nuk janë opsion për partinë e Haradinajt.

“Lideri ynë i ka thënë Kurtit se është mashtrues, dhe ne nuk mund të hyjmë në koalicion me një mashtrues”, përfundoi Lekaj.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë