AAK, ka mbajtur konferencë të për media pas arresimit të Ramush Haradinajt.
AAK kërkon ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë dhe po ashtu moslejimin e hyrjes së zyrtarëve serb në Kosovë deri në tërheqjen e aktakuzave të tyre ndaj zyrtarëve të Kosovës.
“Qeveria e Kosovës t’i ndërpres bisedimet me Qeverinë serbe dhe të mos i vazhdoj ato deri sa të tërhiqen aktakuzat ndaj zyrtarëve të Kosovës. Po ashtu në mënyrë reciprokle, të mos lejohen zyrtarët serb të hyjnë në Kosovë”, ka thënë Gjini në konferencë.
Ai ka kërkuar nga autoritetet franceze të drejtësisë dhe politike që ta kuptojnë se ky fletëarrest nga Serbia nuk ka fare të bëjë me Serbinë por siç ka thënë, është një fletëarrest i lëshuar për dëmtimin e imazhit të Kosovës.
Ndërsa nuk ka treguar se kur mund të kthehet Haradinaj në Kosovë./gazetametro.net