Loading…

AAK: Mustafa, kryeministër në panik

  • 17/11/2016 | 09:35

AAK: Mustafa, kryeministër në panik

Sekretari organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ali Berisha, mbrëmë ka replikuar me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, pasi që ky i fundit kishte thënë se deputet të pozitës, përfshirë një numër të vogël edhe nga LDK-ja kanë përqafuar kauzën e AAK-së dhe po bëhen pengesë e vendimit për liberalizim.

Berisha ka thënë se kryeministri është në panik,  dhe ai po shkruan në terr ashtu siç e ka bërë edhe koalicionin Thaçi LDK natën, duke përmendur “frikën që Mustafa ka nga partneri i koalicionit PDK.

“Kryeministri i koalicionit Thaçi – LDK, Isa Mustafa, paska dalë sonte me një reagim fajësues ndaj AAK-së, në raport me Demarkacionin. Kryeministri në ‘panik’, çdoherë shkruan natën, në terr. Natë ishte terr, edhe kur e bëri koalicionin. Mustafa akuzon AAK-në, opozitën dhe një pjesë të LDK-së duke u hedhur fajin, se me ndaljen e demarkacionit e penguan liberalizimin, ka thënë Berisha.

Ai gjithashtu nuk ka lënë pa përmendur deklaratat e Fatmir Sejdiut ndaj kryeminsitrit Mustafa, çështjen e demarkacionit dhe rastin e Astrit Deharit.

” I hidhëruar sonte edhe me deklaratat e ish-shefit të tij, Fatmir Sejdiu, Mustafa sikur me dhjetëra herë në të kaluarën edhe sonte u mundua të bëjë ‘balancë’ politik, për konsum të brendshëm, dihet, duke tentuar të godasë sërish AAK-në.

“ I ndodhur në panikun e një kryeministri që ka humbur kokën, (vdekja e dyshimtë ende e pa zbardhur e të ndjerit Astrit Dehari, ndarja e buxhetit në kalkulim elektoral për LDK-në, zërat e partnerit për shkëputje rrugësh, pakënaqësitë e themeluesve të LDK-së ndaj personit të tij dhe një varg realitetesh tjera), Mustafa drejton shigjetat nga AAK-ja. Mustafa, me keqardhje për deklarimet që po i bëni, të sigurojmë edhe njëherë, sikur me dhjetëra herë më parë, se; Demarkacioni nuk kalon”, ka thënë Berisha./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë