AAK e Ramush Haradinajt ka nisur edhe videointervista me zyrtarë të saj, praktikë kjo e njëjtë me atë të Lëvizjes Vetëvendosje. Personi i parë i ftuar, është Bekë Berisha, shkruan Gazeta Metro.
Në faqen zyrtare të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të realizuar nga përfaqësues të kësaj partie, ka folur zyrtari Bekë Berisha ka folur për jetën e tij ku ka ndarë detaje dhe momente të vështira nga koha e luftës si dhe për karrierën e tij politike.
‘’Ne një kohë kemi jetuar në Prishtinë. Për shkak të kohës që kemi qenë të okupuar atë kohë jemi shpërngul në fshatin Saradran, ku kemi jetuar me familje. Por, ajo kohë ka qenë e vështirë. Shkollën fillore dhe atë të mesme e kam përfunduar në fshatin Saradran, së bashku me vëllezërit e mi”, ka thënë Berisha, në intervistën për median partiake.
Vetëvendosje më herët ka nisur një projekt me TVV, ku herë pas herë realizohen intervista ku liderët partiakë pyeten nga bashkëpartiakë të tjerë./gazetametro.net
https://www.facebook.com/173125529395216/videos/409413133433766/