Loading…

AAK: Nuk jemi pjesë e organizmit të protestës së të shtunës, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

  • 28/01/2022 | 13:17

AAK: Nuk jemi pjesë e organizmit të protestës së të shtunës, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar duke thënë se nuk është pjesë e organizmit të protestës së të shtunës, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, shkruan Gazeta Metro.


Nën organizimin e PSD’së, nesër në Prishtinë  do të mbahet protestë kundër shtrenjtimit të rrymës.

Në lidhje me këtë protestë ka folur kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj.

Molliqaj ka thënë se protesta do të jetë paqësore por që do të ketë edhe aksione kundër propozimit të ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës.

“Ne nesër ftojmë secilin qytetar të Republikës së Kosovës, partitë politike e organizatat qeveritare sepse jemi të bindur se një numër i madh i qytetarëve do ta kthejë mbrapa vendimin e ZRRE-së. Protesta është paqësore por do të kemi edhe aksione simbolike që do ta shprehin revoltën e qytetarëve karshi këtij propozimi të ZRRE-së”, ka thënë Molliqaj.

Ai ka thënë se LDK dhe AAK ia kanë konfirmuar se do ta mbështesin protestën por që nuk e di nëse ato do të marrin pjesë.

Pas kësaj konference, AAK ka lëshuar një komunikatë për media.

Aty është thënë që AAK  nuk është pjesë e organizmit të protestës së të shtunës, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

“Ne kuptojmë shqetësimin e secilit për këtë çështje, njëherësh prapë i bëjmë thirrje Qeverisë që të tërhiqet nga shtrenjtimi i rrymës. Gjithashtu, ne respektojmë vullnetin e secilit për pjesëmarrje në këtë protestë dhe apelojmë që të respektohen masat anticovid”, thuhet në njoftim. /gazetametro.net

 

Nesër protestë, Molliqaj: Kemi përkrahjen e AAK’së e LDK’së, PDK nuk merr pjesë

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë