Loading…

AAK prezenton programin qeverisës: Aleanca është e bindur në suksesin e saj në këto zgjedhje, hyjmë për të fituar

  • 18/01/2021 | 15:39

AAK prezenton programin qeverisës: Aleanca është e bindur në suksesin e saj në këto zgjedhje, hyjmë për të fituar

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka prezantuar programin qeverisës 2021-2025.


Kryetari i AAK-së, njëherit edhe kandidat për president nga kjo parti, Ramush Haradinaj në fjalës hyrse të tij para të pranishmëve tha se Aleanca është e bindur në suksesin e saj në këto zgjedhje të parakohshme nacionale.

Ai tha se këtë bindje i mbështesin në disa shtylla.

“Aleanca është e bindur në suksesin e saj në këto zgjedhje. Këtë bindje e mbështesim në disa shtylla; e para janë punët e mëdha që i kemi kryer në tri vitet e fundit, e nuk është tepër me i përmend disa prej tyre si Ushtria e Kosovës, Ligji për Trepçën, Pavarësia energjetike, Ligji për Kryeqytetin dhe dhjetëra punë të tjera”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se në këto zgjedhje Aleanca ka një listë të jashtëzakonshme të kandidatëve për deputet me përgatitje të duhur e me integritet për Kuvend.

Sipas Haradinajt, programi zgjedhor i AAK-së është më i mirë i mundshëm i cili ndahet në katër shtylla.

“E para është ekonomia. E kemi një plan të detajuar si të dalim nga kriza e shkaktuar nga Pandemia…E kemi ideuar krijimin e Fondit të ringjalljes prej 1 miliard eurosh që është i realizueshëm e që garanton daljen nga kriza”, shto ai.

“Mandej është zhvillimi ekonomik për 4 vitet e ardhshme që parasheh një zhvillim të qëndrueshëm të vendit”, theksoi Haradinaj gjatë shpalosjes së programit.

“Shtylla e dytë e këtij programi është “siguria dhe shteti i së drejtës”  që ofron garancë për funksionimin e shtetit të sigurt e të mbrojtur dhe sundim të ligjit”, tha ai tutje.

“Shtyllë e tretë e programit tonë janë krejt fushat sektoriale duke filluar nga arsimi, shëndetësia, mjedisi, rinia, kultura e deri te sporti. Ne jemi të vetëdijshëm se ka pasur mangësi në menaxhimin dhe qeverisjen e krejt këtyre fushave dhe ne e kemi gjetur modelin se si t’i adresojmë këto sfida”, tha në fjalën e tij kandidati I AAK-së për president, Ramush Haradinaj.

Gjatë prezantimit të programit, ai foli edhe për sfidat me të cilat ballafaqohet shëndetësia në Kosovë.

“Për arsye të njohura nga situata e krijuar me pandeminë, do të fokusohemi më shumë te shëndetësia. Në pjesën e shëndetësisë, programin tonë e kemi konceptuar në ndërtimin e një sistemi që do të mundësojë trajtimin e të gjithë atyre që kanë nevojë, e jo të na ikin pacientët e mjekët jasht vendit”, tha ai.

Haradinaj shtoi se programi qeverisës i AAK-së parasheh një varg veprimesh në funksion të fuqizimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Shtylla e katërt, Politika e jashtme, me një varg veprimesh në funksion të fuqizimit të shtetit në arenën ndërkombëtare, njohjeve të reja, antarësimi në organizata ndërkombëtare dhe forcimi i marëdhënieve me aleatët strategjikë. Me programin tonë, theks të posaçëm i kemi dhënë antarësimit të Kosovës në NATO dhe integrimit në BE”, tha Haradinaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë