Loading…

“AAK rikthehet te Çakorri” – Selimi: Kosovës i duhet një president si Haradinaj i cili i ruan kufijtë

  • 27/01/2021 | 22:19

“AAK rikthehet te Çakorri” – Selimi: Kosovës i duhet një president si Haradinaj i cili i ruan kufijtë

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, i cili është kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka treguar pse kanë zgjedhur sloganin Forca e Kosovës, për të garuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Selimi ka thënë se Kosovës iu ka dashur një forcë për ta bërë ushtrinë, për ta bërë pavarësimin energjetik dhe mos ndarjen e Kosovës.

Të gjitha këto, sipas Selimit, janë bërë me forcën e Ramush Haradinajt.

“Forca e Kosovës është slogani jonë, me Ramushin president është oferta jonë. Forca e Kosovës e kemi zgjedhur si parti për shkak se na u ka dashur një forcë për ta bërë ushtrinë, na u ka dashur një forcë për t’i sjellë tapitë e Trepçës, na u ka dashur një forcë për ta barë pavarësimin energjetik, na u ka dashur një forcë më mbrojtë Kosovën mos të ndahet”, tha Selimi në Kanal10, shkruan Insajderi.

Prandaj, Selimi ka thënë se tash i duhet Kosovës një forcë e cila e bën shpëtimin ekonomik, që i ruan kufijtë e që përshpejton integrimin evropian.

Ndërsa, ka treguar edhe çfarë do të bëjnë nëse nuk arrihen këto.

“Tash na duhet një forcë e cila e bënë një shpëtim ekonomik, na duhet një forcë e cila i ruan kufijtë e Kosovës, na duhet një forcë që e shpejton integrimin evropian edhe na duhet një forcë që zotohet që nëse nuk arrihen këto atëherë do t’i pyesim popullin për referendum për bashkim me Shqipërinë dhe në fund shprehet përmes ofertës Ramushi ëpr president”, theksoi Selimi.

“Kjo forcë na duhet po ashtu me dal prej asaj, Krej me Rrejt, Nëpërkëmbjes, Shtetit Bet dhe me Moskalimtarët. Na duhet kjo forcë të dalim mbi këto slogane dhe këtë forcë e kemi ne”, shtoi ai.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë