Loading…

AAK: S’ka prishje të koalicionit me LDK’në, Ramush Haradinaj të kandidojë për President

  • 12/08/2020 | 17:53

AAK: S’ka prishje të koalicionit me LDK’në, Ramush Haradinaj të kandidojë për President

Ka përfunduar mbledhja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ku është thënë se nuk ka prishje të koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe presin që të takohen me kryeministrin Avdullah Hotin pasi t’i përmirësohet gjendja me COVID-19, shkruan Gazeta Metro.


Pas mbledhjes së AAK’së para gazetarëve është deklaruar nënkryetari i kësaj partie, Ardian Gjini, i cili ka deklaruar se në Këshillin Drejtues janë pro që kryetari i partisë, Ramush Haradinaj të kandidojë për president të Kosovës.

Gjini po thotë se pas disa muajsh pritet që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi t’i kalon mandati dhe vendi do gjendet para një zgjidhje të presidentit të ri dhe se ata po mendojnë që Haradinaj është i duhuri për të parin e shtetit.

“Për shkak se edhe nëse s’do të ketë konfirmim të aktakuzës për Thaçin, që të gjithë shpresojmë që të mos konfirmohet. Prapë se prapë për disa muaj, 4 apo 5 do të duhet të hyjmë në proces të zgjedhjes së presidentit dhe AAK mendon se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje. Për shkak se s’do të mund të arrijmë të zgjedhim atë, kështu që shpresojmë që partitë do të arrijnë të gjejnë rrugën për zgjedhjen e presidentit të ri. Ka thirrje në Këshillin Drejtues që kryetari Haradinaj të jetë kandidat për president, këtë do ta shqyrtojmë ne, kryetari Haradinaj,por pse jo edhe me partitë tjerë”, tha Gjini.

Gjini po ashtu ka konfirmuar se s’ka prishje të koalicionit njëherë me LDK’në, por që Haradinaj do të takohet me kryeministrin Avdullah Hoti së shpejti për t’i sqaruar problemet që kanë mes vete partitë.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë