Loading…
AAK tallet për taksën me partitë kosovare dhe me Edi Ramën
  • 14/08/2019 | 14:29

AAK tallet për taksën me partitë kosovare dhe me Edi Ramën

Taksa e vendosur ndaj Serbisë shkaktoi reagime të mëdha, madje në Kosovë nisi gara nga partitë e koalicionit se kush e vendosi e kush dha urdhrin, por me vendosjen e kësaj taksës u vërtetua se dëmtuan marrëdhëniet me SHBA’të, BE’në, humbën hapin për liberalizimin e vizave, bllokuan dialogun me Serbinë e shumë gjëra të tjera, shkruan Gazeta Metro.

Qeveria Haradinaj nuk i dëgjoi thirrjet e SHBA’së për heqjen e taksës në mënyrë që të arrihet marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje kjo që do ta sillte njohjen e pavarësisë.

E këshilltari i parë i Haradinajt, Muharrem Nitaj, pasi rehatoi në punë dy djemtë e tij, njërin në Telekom e tjetrin në kompaninë Pastrimi, sot ka vendosur të tallet me partitë politike dhe kryeministrinë e Shqipërisë, Edi Rama, shkruan Gazeta Metro.

Nita po thotë se tani partitë të gjitha po e përkrahin taksën ndaj Serbisë, por nuk e përkrahën dikur sipas tij duke e lënë të vetëm Ramush Haradinaj.

Ai talljen ka vazhduar edhe me Edi Ramën, ku ka thënë se ishte personi që i ka dhënë më së shumti zor që kjo taksë të hiqet, por ndoshta edhe ai do të thotë tani që të mbahet akoma nga Kosova.

Postimi i plotë nga Nitaj:

KREJT PRO TAKSËS

Po me pyesin a është kalkulim politik që tash të gjitha partitë janë kundër heqjes së taksës!!!

Nuk mund të flas për kalkulimet e të tjerëve. Por e konsideroj lajm të mirë ripozicionimin e partive politike në raport me taksën. Kjo është një ogur i mirë dhe më flet bukur shumë se qëndrimi i pakompromis i Kryeministrit Haradinaj, as për ta konsideruar heqjen e taksës, paska qenë i drejtë.

Është për keqardhje që Kryeministri Haradinaj, nuk u mbështet kur e kishin mbështetur me shpatulla për muri me kerkesë heqjen e taksës, por më mirë vonë se kurrë!

S’ka problem, kush të mbërrinë le t’i marrë meritat.

Për neve si Aleancë, rëndësi ka qe të ketë unitet për tema nacionale dhe njëra prej tyre është edhe taksa!

Po duket që në Kosovë, vonë boll, por megjithatë po arrihet koncenzusi për taksën.

Tash ka mbetur veç Edi Rama pa u deklaru, e shumë i ka pas dhënë zjarr me e pezullu këtë taksë!!!.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë