Loading…

AAK’ja e cilëson të papranueshëm arrestimin e Haradinajt

  • 04/01/2017 | 21:06

AAK’ja e cilëson të papranueshëm arrestimin e Haradinajt

Pas konfirmimit për arrestimin e liderit të AAK’së, Ramush Haradinaj, ka reaguar edhe partia që ai udhëheq. Ata e kanë cilësuar si të padrejtë dhe të papranueshëm arrestimin e tij.


Sipas AAK’së, siç edhe konfirmoi MPJ’ja, Haradinaj është arrestuar në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia.

AAK ka kërkuar edhe që Qeveria e Kosovës  të ndërpres çdo komunikim me Serbinë.
“Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të ndërpres çdo komunikim me Serbinë deri sa ajo të mos i tërheqë fletarrestet ndërkombëtare kundër përsonaliteve të Kosovës”, thuhet në reagimin e AAK’së.

Lexoni të plotë reagimin e AAK’së:

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot është ndaluar në aeroportin e Baselit, sipas një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Një veprim i tillë është krejtësisht i padrejt dhe i papranueshëm. U bëjmë thirrje autoriteteve franceze qe t’i mundësojnë zotit Haradinaj që të vazhdojë udhëtimin e tij i papenguar dhe kërkojmë nga autoritet e Bashkimit Evropian dhe të shteteve evropiane veç e veç që të mos pengojnë lëvizjen e lirë të autoriteteve të Kosovës, sipas urdhërarresteve të paligjshme të Serbisë.

Njëkohësisht kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të ndërpres çdo komunikim me Serbinë deri sa ajo të mos i tërheqë fletarrestet ndërkombëtare kundër përsonaliteve të Kosovës.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë