Loading…

AAK’së i bashkohet kjo parti, garojnë në një listë të përbashkët

  • 14/01/2021 | 15:25

AAK’së i bashkohet kjo parti, garojnë në një listë të përbashkët

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka arritur marrëveshje parazgjedhore me Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës.


AAK dhe PSHdK do të garojnë së bashkë në listën zgjedhore të AAK-së në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt 2021.

“AAK dhe PSHDK do të bashkëveprojnë si dy partnerë të barabartë duke respektuar njëra-tjetrën. Në listën e përbashkët zgjedhore, PSHDK do të garojë me një kandidat dhe i njëjti do të gëzojë mbështetjen e elektoratit të PSHDK-së dhe të AAK-së, për tu zgjedhur deputet i Parlamentit të Kosovës”, thuhet në marrëveshjen.

Po ashtu në këtë marrëveshje thuhet se në qeverisjen e ardhshme, PSHDK do të përfaqësohet me postin e zëvendësministrit, në rast se PSHDK do të jetë pjesë e Parlamentit të Kosovës.

Ndryshe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot në një konferencë për media, ka bërë të ditur se nesër do të bëjnë publike listën e kandidatëve për deputetë, ku bartës i kësaj liste do të jetë vetë ai.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë