Loading…

Abazi: Mos blini mallra më shumë se zakonisht, marketet do të jenë vazhdimisht të furnizuara

  • 12/03/2020 | 08:40

Abazi: Mos blini mallra më shumë se zakonisht, marketet do të jenë vazhdimisht të furnizuara

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka njoftuar të gjithë qytetarët se nuk do të ketë asnjë kufizim në tregti dhe se marketet do të jenë vazhdimisht të furnizuara.


Ai ka deklaruar se qytetarët nuk kanë nevojë të bëjnë blerjen e mallrave dhe gjësendeve më shumë se zakonisht.

“Të dashur qytetarë të Kosovës, dua t’ju informoj për diçka shumë të rëndësishme. Në kuadër të masave për menaxhimin e situatës me coronavirus, nuk do të ketë asnjë kufizim të tregtisë. Marketet do të jenë vazhdimisht të furnizuara. Në gjithë botën, edhe aty ku ka epidemi, tregtia vazhdon. Pra nuk ka nevojë të blini mallra dhe gjësende më shumë se zakonisht”, ka shkruar ai.Abazi po ashtu ka bërë thirrje që tregtarët të mos i shtrenjtojnë produktet pa nevojë dhe artificialisht.

“Ky shtrenjtim duhet ndalur, përndryshe qeveria do të detyrohet të marrë masa. E përsëris, nuk do të ketë asnjë kufizim të tregtisë së jashtme dhe të brendshme. Kështu ndodh dhe në të gjitha vendet e botës, kështu ndodh dhe te ne. Marketet do të kenë vazhdimisht mallra, njësoj si më përpara”, vijon shkrimi i tij.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë