Gjatë pauzës së seancës së Kuvendit të Malit të Zi ku do të votohet mosbesimi ndaj qeverisë së Abazovic është mbajtur takim mes partive fituese të koalicionit fitues të zgjedhjeve të 2020’s, transmeton Gazeta Metro.
Kryeministri malazias Abazovic dhe zëvendës kryeministri Vladimir Jokovic do të dorëzojnë propozim për formatizimin e qeverisë së Malit të Zi partive të ish koalicionit qeverisës, përfaqësuese të të cilëve ishin mbledhur për diskutime.
“Me këtë pritje dhe me dashamirësi që të dalim nga kjo krizë e rëndë politike, Fronti Demokratik do t’i gëzohej një lajmi të mirë për t’ua dhënë qytetarëve” tha Mandic.
Në hapësirat e kuvendit malazias është mbajtur takimi i liderëve të ish shumicës parlamentare që përfundoi rreth orës 18:00./gazetametro.net