Loading…

Abazovic ka rol kyç në çmontimin e Malit të Zi, ka marrëdhënie koloniale me Serbinë tha ish ministri malazias i mbrojtjes

  • 23/11/2022 | 19:30

Abazovic ka rol kyç në çmontimin e Malit të Zi, ka marrëdhënie koloniale me Serbinë tha ish ministri malazias i mbrojtjes

Rasko Konjevic, kryetar i partisë socialdemokrate e deri sa nuk u shkarkua nga kryeministri teknik Dritan Abazovic edhe ministër i mbrojtjes pasi kundërshtoi qëndrimet e tij, tha se ishte pikërisht Abazovic që ka vendosur në poste të caktuara mohuesit e shtetësisë së Malit të Zi nga partia pro-serbe e pro-ruse Fronti Demokratik, transmeton Gazeta Metro.


Rasko Konjevic u shkarkua në muajin tetor nga posti i ministrit e një qeverie që u shkarkua nga Kuvendi i Malit të Zi pasi Abazovic nënshkroi në mënyrë klandestine gati se Marrëveshjen Themeltare me Kishën Ortodokse Serbe.

Konjevic vazhdoi veprimtarinë e tij si ministër dhe ishte njeri kyç në shpartallimin e një rrjeti të spiunazhit rus në Mal të Zi dhe u lavdërua pikërisht për këtë çështje nga partnerët ndërkombëtar. Para tij ishte shkarkuar Sava Kenter, drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të Malit të Zi, pak kohë pas këtij operacioni.

Konjevic në një intervistë ekskluzive për portalin kosovar Reporteri ka qenë shumë i ashpër për krizën institucionale në Mal të Zi, me jo pak kontribut nga Abazovic.

“Ishte vetë ai [Abazoviç] që emëroi personelin e DF-së në pozicione kyçe në sektorin e energjisë dhe në disa pozicione të rëndësishme shtetërore”, thotë Konjeviç, derisa shton edhe se “fatkeqësisht, Kryeministri Dritan Abazoviç luan rol kyç në çmontimin e institucioneve vitale shtetërore, duke e ndalur rrugën evropiane dhe marrëdhënia e tij koloniale ndaj Serbisë”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë