Loading…

Abazovic për marrëdhëniet me Serbinë: ‘Pjesa më e madhe e malazezëve e ndjejnë veten serbë’

  • 07/11/2021 | 18:36

Abazovic për marrëdhëniet me Serbinë: ‘Pjesa më e madhe e malazezëve e ndjejnë veten serbë’

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic në një intervistë për gazetën kroate “Veçernji list” ka thënë se dëshiron marrëdhëniet më të mira të mundshme me Serbinë, dhe se ne Mal të Zi, “pjesa më e madhe e qytetarëve e ndjejnë veten serbë”.


“Ju e dini se sa shumë po provohet të imponohet ndikim në Mal të Zi. Shumë vende të mëdha po e bëjnë këtë”, përgjigjet Abazovic.

Por se “Marrëdhëniet me Serbinë janë më të mirat dhe më të mëdhatë”, konsideron Abazovic.

“Numri më i madh i qytetarëve e ndjejnë veten serbë. Shumë janë edhe mbështetës të SOC-së. Kjo u takon atyre”, përgjigjet zëvendëskryeministri i Malit të Zi.

“Personalisht”, thotë Dritan Abazovic, “dua marrëdhëniet më të mira të mundshme me Serbinë, por edhe me fqinjët tjerë”.

“Nëse po flasim për të dreja kushtetuese, ju them se jemi këtu për t’i mbrojtur, nëse po flasim se si do ta menaxhojmë sektorin e sigurisë, atëherë për atë gjë janë autoritetet kompentente malazeze”, thotë Abazovic.

Sa i përket mundësisë së pasjes zgjedhje të reja, Abazovic thotë se mund të gjendet një model që do të mund të shtrinte kohëzgjatjen e Qeverisë brenda aktuales ose një kompozicioni të ri të mundshëm.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë