Loading…

Abazovic përflitet si kryeministër në Mal të Zi

  • 06/04/2021 | 20:18

Abazovic përflitet si kryeministër në Mal të Zi

Dritan Abazoviq, po shihet nga disa qarqe në Mal të Zi si trashëgimtar i Zdravko Krivokapic në postin e kryeminsitrit të Malit të Zi, pasi ky i fundit ka tërhequr vëmendjen e serbofilëve me nismën ee shkarkimit të minstrit të drejtësisë në kabinetin e tij. Krivokapic tani po shihet si tradhëtar nga këto qarqe i kreut të vdekur të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Amfilohije që i kishte prirë opozitës kundër Presidentit malazez Milo Djukanovic.


Drejtori i Shoqërisë për Kërkime dhe Teori Politike në Podgoricë, Vladimir Paviçeviq, vlerëson se është koha që kryetar i Qeverisë së Malit të Zi të jetë Abazoviqi, që aktualisht është zv.kryeministër.

Paviçeviq në një intervistë për mediat serbe, ka thënë se Krivokapiq që nga marrja e mandatit në shumë paraqitje ka treguar dezorientim në politikën logjike.

Së fundi, ai e ka kritikuar kryeministrin edhe për rastin e ministrit të Drejtësisë, Vladimir Leposaviq, një politikan proserb, i cili vuri në dyshim gjenocidin në Srebrenicë. Krivokapiq ia ka kërkuar ministrit dorëheqjen dhe pasi nuk e ka marrë atë, e ka iniciuar procedurën për shkarkim në Kuvend.

Sipas Paviçeviqit, kryeministri Krivokapiq ka treguar dobësi të mëdha.

“Fjala kyç për të definuar veprimtarinë e tij në këta katër muaj është paaftësia dhe krizat që vijnë nga kjo paaftësi”, ka thënë Paviçeviq. Ai thotë se kryeministri ka mbetur pa asnjë pikë autoriteti, pa peshë politike dhe se kjo krizë mund të përfundonte me largimin e tij.

“Krivokapiq të tërhiqet dhe vendin e tij në qeveri ta zë Abazoviq, i cili megjithatë ka treguar njëfarë peshe, vendosmëri e gjendshmëri dhe kështu të normalizohej situata politike në Mal ltë Zi”, ka thënë Paviçeviq.

Abazoviq është lider i iniciativës URA dhe në Kuvendin e Malit të Zi përfaqësohet me katër deputetë. Është në koalicion me partinë e kryeministrin Krivokapiq dhe një tjetër.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë