Loading…

Abazovic propozohet për zëvendës kryeministër të Malit të Zi

  • 27/11/2020 | 15:04

Abazovic propozohet për zëvendës kryeministër të Malit të Zi

Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi, Zdravko Krivokapic, paraqiti propozimin përfundimtar të përbërjes së kabinetit qeveritar. Zëvendëskryeministër do të jetë Dritan Abazoviq, udhëheqësi i Aksionit të Reformës së Bashkuar (URA), dhe i koalicionit “E zeza në të bardhë”, transmeton Gazeta Metro.


Ministre e Mbrojtjes është propozuar Olivera Injac, profesoreshë e çështjeve të sigurisë. Në pozitën e ministrit të Brendshëm, Sergej Sekulovic, ndërsa për atë të punëve të Jashtme, Djordje Radulovic.

Milojko Spaic është emëruar për ministër të Financave dhe Mirëqenies Sociale, ndërsa në qeverinë e re do të bashkohen katër resore: i arsimit, shkencës, kulturës dhe sporteve, për udhëheqjen e kësaj ministrie është emëruar, Vesna Bratic.

Sipas propozimit të Krivokapic, ministre e Shëndetësisë duhet të jetë Jelena Borovinic Bojovic, ministër i Zhvillimit Ekonomik Jakov Milatovic, ministër i Investimeve Kapitale, Mladen Bojanic, ministre e Administratës Publike, Shoqërisë Dixhitale dhe Media, Tamara Srzentic.

Ministri i Ekologjisë, Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor duhet të jetë Ratko Mitrovic, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave Aleksandar Stijovic dhe Ministri i Drejtësisë dhe të Drejtave të Pakicave Vladimir Leposavic.

Krivokapic tha se negociatori kryesor me BE-në do të emërohet rreth datës 15 dhjetor.

Për përbërjen e re të qeverisë së Malit te Zi parlamenti do të votojë më 2 dhjetor.

“Nëse për katër vjet arrijmë të realizojmë paktën 50 për qind të asaj që kemi planifikuar, ne do t’i afrohemi mjaftueshëm një cilësie ndryshe të jetesës”, tha Krivokapic në një konferencë për media, duke shtuar se kjo është një qeveri e ekspertëve dhe se gjëja më e rëndësishme tani është që ata të fillojnë punën.

Në 8 tetor, presidenti malazez Milo Djukanoviq emëroi Krivokapiqin si mandatar për formimin e qeverisë, pasi opozita fitoi zgjedhjet e 30 gushtit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë