Loading…

Abazovic shkarkoi shefin e policisë malazeze jashtëligjshëm, e caktoi në krye një të afërt me pro-serbët

  • 30/03/2023 | 15:47

Abazovic shkarkoi shefin e policisë malazeze jashtëligjshëm, e caktoi në krye një të afërt me pro-serbët

Seanca e qeverisë në detyrë të Malit të Zi vendosi që të shkarkojë kreun e Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, Zoran Brdjanin, dhe atë duke e ditur se është në kundërshti me ligjet e vendit. Brdjanin i respektuar për profesionalizmin ishte vështirë për ta shkarkuar për shkak të rezultateve e si arsyetim e zgjodhën ‘përgjegjësinë funksionale’ të tij pasi e dinë siç e thanë se ai nuk  ka ndonjë faj. Si ushtrues detyre caktuan drejtorin e policisë rajonale të Budva, Nikola Terzic, ku qeverisin partia pro-serbe Fronti Demokratik, pikërisht disa ditë para zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi, transmeton Gazeta Metro.


Kryeministrit teknik të Malit të Zi, Dritan Abazovic, me gjithë kabinet iu desh shpjegim i gjatë në mbledhje për të arsyetuar shkarkimin e tij pasi siç e pranuan edhe vet nuk kanë arsye për ta shkarkuar përpos njëfarë përgjegjësie funksionale pas rastit të arrestimit të zyrtarëve policor të dyshuar për korrupsion e bashkëpunim me krimin e organizuar.. Madje ishin të vetëdijshëm që ky veprim është një shkelje e rregullave e proceduarve pasi duhet shqyrtim i komitetit parlamentar për të ndërmarrë një veprim të tillë që e shpërfillën pasi edhe kuvendi malazez është shpërndarë nga presidenti malazez Milo Djukanovic pas skadimit të afatit për themelim të qeverisë ku edhe do mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në qershor.

Abazovic tha se në asnjë moment nuk e vë në dyshim kapacitetin intelektual apo profesional të Brdjanin, dhe se nuk e fajëson për ndonjë gjë dhe dëshiron të ruaj komunikimin e shkëlqyeshëm siç tha.  Ai shtoi se në fakt është krenar me rezultatet e Brdjanin me të cilin kanë kaluar disa situata të vështira. Siç shtoi tutje ai i ka kërkuar dorëheqjen si xhentëlmen atij por siç shtoi kjo nuk ishte e pranueshme për Brdjanin.

Propozimin për shkarkimin e Zoran Brdjanin e propozoi ministri i punëve të brendshme Filip Adzic që më pas u miratuar.

Ministri i financave së qeverisë malazeze Aleksandar Damjanovic, tha në atë mbledhje se nuk konteston arsyet e përgjegjësisë objektive të Brdjanin por konsideron “se duhej që të rrumbullakësohej veprimi edhe në bazë të raportit të komitetit parlamentar për siguri dhe mbrojtje. Kështu mund të lihet hapësirë për procese të caktuara ku përfitohet dëmshpërblimi financiar” tha ai.

Njejtë argumentoi edhe ministri i drejtësisë Marko Kovac që tha se megjithëse është një vendim i përgjegjshëm ai shtoi se mund të ketë dyshime  nga këndvështrimi i rregulloreve dhe procedurave.

“Me shumë gjasa kjo do të jetë objekt i shqyrtimit para gjykatës kompetente, që është e arsyeshme” tha Kovac.

Me dy prill mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi ku kandidatët janë rreshtuar qartë në krahun sovranistë malazez me Milo Djukanovic dhe atë të mbështetur nga pro-serbët me Jakov Milatovic.

I gjithë spektri politik pro-serb përfshi Kishën Ortodokse Serbe kanë ofruar mbështetjen edhe zyrtarisht për kandidatin nga partia rishtas e themeluar ‘Evropa Tash’. Mes tyre partia hapur pro-serbe dhe pro-ruse Fronti Demokratik e me të edhe nisma qytetare URA  e kryesuar nga Dritan Abazovic./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë