Loading…

Abazovic thërret seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare

  • 17/03/2023 | 12:48

Abazovic thërret seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic, ka thirrur për sot seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.


Këshilli për Siguri Kombëtare, përveç kryeministrit si kryesues, përbëhet nga anëtarë: Filip Axhiq, ministër i Punëve të Brendshme, Marko Kovaç, Ministër i Drejtësisë, Aleksandar Damjanoviq, Ministër i Financave dhe drejtues të tjerë të institucioneve të sigurisë.

Këshilli për Siguri Kombëtare së fundi ka miratuar një konkluzion me të cilin udhëzon Ministrinë e Drejtësisë që të formojë një grup punues ndërinstitucional për zbatimin e dispozitave të Ligjit për Gjykatat dhe Ligjit për Prokurorinë e Shtetit.

Ditën e djeshme është kryer një aksion i policisë malazeze ku janë arrestuar disa policë.

Kujtojmë se presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka nënshkruar Dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Malit të Zi në bazë të autorizimit që i është dhënë me Kushtetutë.

Gjukanoviqit iu propozua që nëse nuk formohet një pushtet i ri ekzekutiv, ai të shpërndajë Kuvendin për të organizuar zgjedhje të reja.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë