Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, ka përgëzuar organizatorin dhe pjesëmarrësit në diskutimin e organizuar sot rreth themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Metro.
Si një prej diplomatëve të shteteve të Kuintit, ambasadori britanik Abbott ka shkruar në konton e tij në Twitter me qëndrim të bashkërenduar me shtetet tjera. Nuk ka dallim aspak mes qëndrimeve dhe vetëm një përkujtim të kujdesshëm për obligimet e zotimeve të Kosovës të dala nga procesi i dialogut.
“Një diskutim i mirëpritur sot i organizuar nga Ambasadori Amerikan me një pjesëmarrje të shkëlqyeshme. Përmes Dialogut, Kosova është zotuar për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe i takon palëve të pajtohen për formën dhe periudhën e themelimit. Ne i inkurajojmë qeverinë të përparojë në të dyja. Një institucion i tillë nuk është vetëm një zotim ndërkombëtar, që poashtu ofron një mundësi për serbët e Kosovës që të jenë një pjesë integrale e Kosovës. Kosova është një shtet multietnik dhe komunat e saj do të mbeten multi-etnike. As që bëhet fjalë për krijimin e një enklave mono-etnike.”
Ai ka shtuar edhe një inkurajim për qeverinë e Kosovës që të punojë në nisjen e themelimit të Asociacionit e Komunave me Shumicë Serbe./gazetametro.net
1/2 A welcome discussion today hosted by Ambassador & with excellent participation. Through the Dialogue, has committed itself to the establishment of an ASMM & it is for the parties to agree its form & the timing of its establishment. We encourage the government to make
— Nicholas Abbott (@nickabbottfcdo) January 31, 2023