Loading…

Abdixhiku i kujton Kurtit se më nuk është opozitë: Nga 25 minuta fjalim, të gjithin e pate për të shkuarën

  • 11/06/2021 | 12:30

Abdixhiku i kujton Kurtit se më nuk është opozitë: Nga 25 minuta fjalim, të gjithin e pate për të shkuarën

Kryetari i LDK’së Lumir Abdixhiku ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, duke i thënë se tash nuk është opozitë, dhe të sillet si opozitë, shkruan Gazeta Metro.


Abdixhiku i tha Kurtit të reflektojë sepse tash nuk është opozitë, dhe të fillojë të flas si një kryeministër dhe të mos mirret vetëm me të shkuarën.

Abdixhiku në seancën ku po diskutohet për dialogun, tha se diskutimi para shkuarjes në dialog është praktikë që duhet mbajtur, sepse dialogu kalon nëpër Kuvend.

“Diskutimi në Kuvend para shkuarjes në dialog është praktikë që duhet mbajtur dhe mirëmbajtur, transparenca në sy të të zjgehdurve të popullit është domosdoshmëri e sidomos dialogu duhet të kalojë nëpr Kuvend”, ka thënë ai.

Abdixhiku tha se Kurti duhet të flet për atë se cka do të bëjë, e jo atë se cka kanë bërë të tjerët.

“Kryeministri duhet të raportojë mbi raundin e ri dialogues, ku ai këtë të marte është pjesë. Ky cfarë do të bëjë, cka ka ndodhur e dijjmë, po ky cka do të bëjë. Nuk je më opozitar z.Kurti, je njeriu që I ke krejt, trego cka do të bësh, nga 25 minuta fjalim, 24 i pate për të shkuarën, vetëm një atë se cka do të bësh. Përgjigjësia juaj është morali, për qëndrimet që I keni pas dikur e që I keni tani, ka një transformim tuaj”, tha Abdixhiku.

“Tash në petkun e ri prej pushtetarit, me siguri ke arritur të kuptosh një gjë ose dy, obligimeve nuk duhet të ju ikësh, mos ki frikë, do të ju gjykoja nëse keni frikë nga ballafaqimi. Po të gjykojmë se ke ndryshuar radikalisht në secilën kauzë”, tha ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë