Loading…

Abdixhiku i reagon Haradinajt: Zbulon shifrat se janë humbur 24 mijë vende të punës

  • 20/06/2019 | 17:13

Abdixhiku i reagon Haradinajt: Zbulon shifrat se janë humbur 24 mijë vende të punës

Deputeti i LDK-së Lumir Abdixhiku, i ka reaguar kryeministrit Ramush Haradinaj pasi tha se shkalla e papunësisë është ulur. Abdixhiku ka deklaruar se për dy vjet qeverisje PAN ka humbur 24 mijë vende të punës, shkruan Gazeta Metro.


Abdixhiku ka thënë se nuk ka lajme të mira për numrat e papunësisë në Kosovë, ai po deklaron se kjo Qeveri ka humbur plotë 24 mijë vende të reja pune.

Postimi i plotë:

Jo Kryeministër!
S’ka lajm të mirë në numrat e papunësisë

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në shtator të vitit 2017, ditën kur ju nisët punën në Qeverinë PAN, në Kosovë punonin plot 365 mijë qytetarë. Sot, pas dy viteve qeverisje PAN, sipas të njëjtës Agjenci, të punësuar janë vetëm 341 mijë kosovarë.

Pra plot 24,000 vende pune më pak për dy vjet qeverisje PAN. Dy vjet politika nepotike partiake e shpërdorim parashë pa masë japin veçse një përfundim; për çdo ditë të PAN-it në pushtet, nga 36 vende pune humben në ditë – secilën ditë!./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë